Bora Zemani dhe Donald Veshaj u takuan mbrëmjen e të premtes në “Big Brother VIP”. Takimi i tyre nisi me një përqafim të gjatë, u shoqërua me shumë emocione dhe u mbyll me një puthje.
Ky takim është bërë viral në media dhe është përfolur nga të gjithë, ndërsa sot është komentuar dhe në “Big Brother VIP”.
Desara është shprehur se ndonëse shumë mund të dyshojnë se ishte show, sytë nuk të gënjejnë asnjëherë.
"Sytë nuk gënjejnë kurrë. Edhe sikur të ketë qenë një gjë kjo e bërë, e shtyrë, të aludojnë si të dojnë, fakt është që ata të dy duhen dhe kjo punë ka marrë fund", është shprehur ajo.
Deklarata e saj është mbështetur dhe nga Iva Tiço e cila ka thënë:
“Asnjë skenar nuk mund ta bënte atë lloj shkëndije.”