INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi Bushati-Kotzias pritet me protesta: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Greqi

Takimi Bushati-Kotzias pritet me protesta: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Greqi

Publikuar më: 13:16 20-01-2018

Një grup personash me pankarta në duar po protestojnë para hotelit ku po qëndrojnë dy ministrat e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias. Shkak për kë protestë janë bërë rastet e vrasjes së shqiptarëve në burgjet greke. Një familje nga Lezha, po proteston për djalin e saj, që humbi jetën nga dhuna e policisë greke. Bëhet fjalë për Pëllumb Mark Nikollaj i cili në vitin 2016 humbi jetën nga dhuna në komisariatin e policisë greke.
Të mbështetur nga shoqëria civile, familjarët kërkojnë që ministrat të fusin në rendin e bisedimeve të tyre, keqtrajtimet, dhunën dhe vdekjet e shqiptarëve në burgjet dhe në ambientet e policisë greke. Aktivistë bëjnë të ditur se që nga viti 1991 në Greqi janë regjistruar 100 raste vdekje nga dhuna. Për këto vrasje nuk është vendosur drejtësi.
Tre muaj më parë ministrat e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias u takuan në Kretë. Këtë fundjavë ata po zhvillojnë raundin e dytë të bisedimeve në qytetin Korçës. Çështjet që po diskutohen janë ai i ligjit të luftës, pakti detar, por dhe çështje praktike që pritet të lehtësojnë jetën e emigranteve tanë që jetojnë në Greqi siç është çështja e lejeve të drejtimit apo e pensioneve. Në takim mësohet se do të diskutohet edhe çështja çame. Dy ministrat vizituan dje qendrën e Korçës, Mësonjëtoren e parë Shqipe dhe pazarin e Korçës.

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373