INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi epik mes dy ish-eve në sfilatën e Victoria’s Secret. Bella Hadid surprizon më pas… [FOTO]

Takimi epik mes dy ish-eve në sfilatën e Victoria’s Secret. Bella Hadid surprizon më pas… [FOTO]

Publikuar më: 11:41 02-12-2016

Bella Hadid sfiloi për herë të parë në sfilatën e Victoria’s Secret krah motrës së saj, Gigi Hadid.

Ajo që ndodhi në Victoria’s Secret Fashion Show, ishte ndoshta një nga parakalimet më interesante në botën e modës. Bella Hadid vodhi vështrimet e të gjithëve në atë  sfilatë gjatë atij që u quajt, takimi epik me ish të dashurin e saj.

Dyshja e shumëpërfolur Bella Hadid dhe ish i dashuri i saj The Weeknd, u shkëmbyen në këtë sfilatë dhe mediat në të gjithë botën shkruajtën për këtë moment aq të bukur edhe të sikletshëm njëkohësisht.

Por ajo që habiti me pas ishte edhe reagimi i modeles pas sfilatës.  Hadid postoi një foto të sajën pranë ish të dashurit gjatë sfilatës të cilin e falënderoi duke thënë: Nuk mund ta besoj!  Po buzëqeshja kaq shumë brenda meje ju betohem.  Eksperienca më argëtuese dhe më nervozuese gjatë  gjithë jetës sime, por do të doja ta ripërsërisja deri në pafundësi! Faleminderit The Weeknd që je artisti më i mirë dhe më i jashtëzakonshëm në planet”- u shpreh Hadid duke mos i fshehur emocionet.

Sikur të gjitha ish-et të ishin si Bella.

drtbuy.png

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713