Një takim historik është konsideruar shtrëngimi i duarve mes liderit të Koresë së Veriut Kim-Jong-un dhe Moon Jae-in presidentit të Koresë së Jugut.
“Një histori e re fillon tani”. Është ky mesazhi i shkruar nga ana e liderit koreano-verior Kim Jong-un në librin e të ftuarve në “Peace House”, ndërtesa 3-katëshe në anën koreano-jugore të fshatit në kufi me Panmunjom, ku ndodhi dhe takimi.
Dy liderët do të diskutojnë për një marrëveshje paqeje, por edhe për perspektivën e denuklearizimit.
Mirëpo, pavarësisht sheshimit të tensioneve, Kim Jong-un nuk heq dorë nga disa zakone të çuditshme.
Një video e publikuar nga CNN në Instagram tregon 12 truprojat e tij duke vrapuar pas makinës, ndërkohë që ai lëvizte me automjet.
Videon e shihni më poshtë: