E ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, regjizorja e njohur Anxhela Cikopano u shpreh se e gjithë zhurma që u krijua ditën e djeshme mes takimit të aktorëve dhe ministres së Kulturës ishte thjesht një lojë që u luajt për opinionin publik, nga qeveria.
Gjithashtu regjizorja u shpreh për In Tv, se mbledhja e djeshme që u bë mes 5 artistëve dhe ministres ishte thikë pas shpine për 200 vetat e tjerë që po prisnin në Teatrin Kombëtar.
Sipas Anxhelës, grupimi i djeshëm ishte një grupim individual dhe nuk përfaqësonte askënd tjetër veç vetes.
“Ishin 200 veta që prisnin në teatrin kombëtarë ardhjen e ministres së kulturës dhe ishin 5 veta që nuk përfaqësonin askënd në një show publik me ministren e kulturës”, u shpreh regjizorja.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: