INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi i nesërm Rama-Meta vendos të ardhmen e koalicionit , ja çfarë pritet të ndodhë…

Takimi i nesërm Rama-Meta vendos të ardhmen e koalicionit , ja çfarë pritet të ndodhë…

Publikuar më: 20:47 14-04-2017

Nesër do të zhvillohet një takim zyrtar mes  kreut  të Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe kreut të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ku do të diskutojnë mbi të ardhmen e koalicionit. Në takimin e parë zyrtar që pritet të mbahet në orën 10:00 në Hotel Tirana, Rama dhe Meta pritet të vendosin nëse do të vijojnë koalicionin PS-LSI edhe për katër vitet e ardhshme.

Ende nuk dihet nëse krerët e dy partive të koalicionit qeverisës do të jenë të vetëm në takim apo bashkë me ta do të marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë, nga këto dy forca politike.

Kujtojmë se në 18 prill është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ.

Duket se firmosja zyrtare e koalicionit, përveç modaliteteve të brendshme si dhe programit të përbashkët, do ketë pikë të fortë edhe mënyrat e zgjidhjes së krizës aktuale dhe përfshirjes së opozitës në zgjedhje si edhe çështjen e Presidentit të ri të vendit.

Seanca e parë është javën e ardhshme dhe megjithëse e majta i ka votat, ka lëshuar sinjale se do të kërkojë një President konsensual me të djathtën.

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051