Këngëtarja shqiptare ka shkruar këngë për Rihannan, por ky nuk ka qenë takimi i parë i tyre. Vajzat kanë patur një takim nga ato rastësorët. Kur ishte vetëm 18 vjeç, Bebe Rexha punonte në një dyqan produktesh grimi në Neë York. “Po nisesha për të ngrënë drekën atë ditë dhe dëgjova dikë të bërtiste: Rihanna po vjen drejt teje”, ka thënë Bebe Rexha, në intervistën e saj të fundit për BBC.
“E lashë drekën time, vrapova dhe papritmas ajo ishte përballë meje. E mrekullueshme edhe në jetën e vërtetë. Mbeta pa folur dhe thashë, ‘woooow’, ajo është shumë e bukur. Të gjithë po e shqetësonin duke dashur të bënin fotografi me të ndaj ju thoja: ‘Lëreni të qetë, lëreni të blejë grimin e saj në qetësi, dhe më lini të flas me të përderisa ajo po bën blerjet”, ka rrëfyer kështu Bebe Rexha takimin e parë me Rihannan, për të cilën më pas do shkruante edhe këngë.