Presidenti Barack Obama dhe presidenti i zgjedhur Trump u takuan në Shtëpinë e Bardhë, takim në të cilin Obama i premtoi mbështetjen e tij Trump. Dy ndër njerëzit me më shumë pushtet në SHBA nuk ishin takuar asnjëherë më parë, dhe në fund të takimit që zgjati 1 orë e 30 minuta Trump e quajti “Burrë të mirë” Obamën dhe ky i fundit u shpreh se zhvilluan një bisedë të shkëlqyer. Ndërkohë bashkëshortja e Trump, Melanie, është takuar me Zonjën e Parë, Michele Obama.