INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi miqësor, Qeveria “Rama” barazon me ambasadorët e BE-së [FOTO]

Takimi miqësor, Qeveria “Rama” barazon me ambasadorët e BE-së [FOTO]

Publikuar më: 19:46 06-07-2016

Qeveria Shqiptare ka zhvilluar sot një ndeshje futbolli me diplomatët e huaj në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Qeveria mbante të veshura uniformat e bardha, ndërsa kundërshtarët ato me ngjyrë blu. Kapiten i Qeverisë “Rama” ishte ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, ndërsa në ekip bënin pjesë ministrat Saimir Tahiri, Blendi Klosi, Arben Ahmetaj dhe Edmond Haxhinasto, deputeti Eduard Shalsi, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe socialisti Besnik Bare.

Një detaj interesant ishte se ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, organizuesit kishin harruar t’i vendosnin emrin në fanellë, kishte vetëm numrin 16, çka nuk kishte ndodhur me të pranishmit e tjerë. 

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-3 dhe golat për qeverinë janë shënuar nga Tahiri, Shalsi dhe kapiteni Çuçi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023901462554932