INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi në Berlin, apeli për liderët e Ballkanit: Kapeni këtë shans

Takimi në Berlin, apeli për liderët e Ballkanit: Kapeni këtë shans

Publikuar më: 08:33 29-04-2019

“Konferenca e Ballkanit Perëndimor që nis sot në Berlin ka potencialin e hapjes së një kapitulli të ri”, thotë njohësi i Ballkanit dhe ish-politikani gjerman, Christian Schwarz-Schilling. “Konferencë për Ballkanin – e pastaj? Nganjaherë disa thumbues që qesëndisin nuk e fshehin dot, se nuk kanë ç’të thonë. Që frazat e tyre kanë të njëjtat formula nuk e bën përmbajtjen e tyre më interesante. Sepse ka ngjarje, nga të cilat shohim befas të shfaqet një potencial i ri veprues për çështje të vjetra. E një ngjarje e tillë mund të na çojë në një moment të papritur kthese të historisë e të na tregojë një kapitull të ri të së ardhmes së përbashkët. Konferenca e Ballkanit në Berlin më 29 Prill ka potencialin të jetë një ngjarje e tillë. Asnjëherë nuk kanë dërguar një ftesë të përbashkët më parë tek krerët e Ballkanit Perëndimor me qëllim që të flitet hapur dhe me përgjegjësi për të ardhmen tonë të përbashkët dy kombet më të mëdhenj, më të rëndësishëm e më pranë gjeografikisht Ballkanit, Gjermania dhe Franca. Po t’i hedhim sytë tek e shkuara jonë, shohim në shekullin e 20-të humnera dhe katastrofa, që e kaluan masën e aftësisë sonë përfytyruese. Një dhimbje e pafund iu shkaktua popujve tanë dhe popujve të tjerë”, ka thënë ai, shkruan Deusche Welle.

“Vetëm ish-Jugosllavia mori një rrugë tjetër, një rrugë fatale. Kreu i Jugosllavisë së atëhershme, Slobodan Milošević, që donte të sundonte me diktaturë në Beograd edhe pas dështimit të idesë komuniste, përdori një ideologji të re: Sundimin e popullit serb mbi të gjithë të tjerët në Ballkan. Nga të dyja rajonet erdhën qindra mijëra refugjatë në Europë dhe në botë, kështu që u bë e pashmangshme lufta për stabilitetin e perëndimit dhe lindjes. Vetëm rrëzimi i tiranëve dhe ndihmësve të tyre mundi të hapte rrugën për shtete të reja e të pavarura në Ballkan. Tani popujt e Ballkanit Perëndimor presin shansin e tyre të hyjnë në Europë. Këtë rrugë Europa e hapi me konferencën e BE në Selanik në vitin 2003”, vijon shkrimi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109