INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi në Vjenë për integrimin, Rama: Asgjë nuk është e lehtë

Takimi në Vjenë për integrimin, Rama: Asgjë nuk është e lehtë

Publikuar më: 16:34 19-11-2018

 

Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka thirrur në Vjenë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’ju përcjell mesazhin e mbështetjes në rrugën drejt Bashkimit Europian. Kurz e cilësoi BE-në të paplotë pa anëtarësimin e vendeve të rajonit.


“Austria është një partner i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor. Mendojmë se Bashkimi Europian do të jetë i plotë vetëm nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do jenë anëtare. Për këtë arsye mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tij drejt integrimit drejt BE-së dhe jemi fokusuar veçanarisht në këtë rajon”, deklaroi kancelari austriak.


Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn tërhoqi vëmendjen për zgjidhjen e problematikave që ekzistojnë mes vendeve të rajonit.


“Zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një prej përparësive kyçe të Presidencës austriake. Është e rëndësishme që vendet të tregohen më të shpejta për të gjetur dakordësinë midis tyre për një numër çështjesh, duke rritur më tej bashkëpunimin ndërajonal”, u shpreh Hahn.


Ndërsa kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para përfaqësuesve të BE-së dhe homologëve të rajonit, u shpreh se rruga drejt BE ka vështirësi.


“Jemi duke u përballur me sfidat e bashkëpunimit dhe kuptojmë që ky është një proces ku asgjë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk të jepet si e mirëqenë, por jam i sigurt që do të jemi në gjendje të tejkalojmë problemet dhe do t’i japim qytetarëve tanë atë që meritojnë”, e mbylli konferenën Edi Rama.


Në këtë takim të thirrur nga kancelari i Austrisë zyrtarët e BE-së dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan për bashkëpunimin mes vendeve dhe zgjidhjen e konflikteve rajonale.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038008689880371