Ka qenë njëra prej temave më të përfolura të këtij afati kalimtar.Mesfushori fantastik i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka qenë i lidhur ngushtë me një largim të mundshëm nga “Camp Nou”, për më tepër u mësua edhe skuadra ku pritej të transferohej. PSG-ja kishte prerë dhëmbët për t’a transferuar, madje kishte filluar edhe kontaktet me vëllaun njëkohësisht agjentin e tij. Drejtuesit e “blaugranas” kërkonin klauzolën për të hequr dorë nga fantazisti, por një njeri mendoi ndryshe.
Ernesto Valverde e konsideronte nënkampionin e botës me Kroacinë si të pashitshëm, andaj kërkoi një takim me të, ku edhe e bindi të vazhdojë qëndrimin te katalunasit.