INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi Trump-Kim në qendër të botës, por për Rusinë djalli fshihet në detaje

Takimi Trump-Kim në qendër të botës, por për Rusinë djalli fshihet në detaje

Publikuar më: 17:02 12-06-2018

‘Ne do të ndryshojmë botën’, ‘Samiti historik Trump-Kim’ , ‘Një shtrëngim duarsh’, ‘Arrihet marrëveshja e çarmatosjes së Koresë së Veriut’, ‘ Bota do të shohë ndryshimin’, ‘Trump i beson Kim’ janë këto disa nga kryetitujt me të cilin mediat botërore kanë hapur faqet e para.

Padyshim që në qendër të vëmendjes kanë qënë edhe detajet mënyra sesi dy liderët shtrënguan duart, si analistët lexuan gjestet e tyre.

Por takimi ishte aq historik sa u pasyrua edhe në Korenë e Veriut, kujtojmë se në shtetin diktatorial lajmet rreth aktivitetit të Kim çensurohen. Por këtë herë ishte ndryshe.Koreano-veriorët janë informuar hap pas hapi për gjithçka ndodhte në Singapor, përmes disa ekraneve gjigantë të vendosur kudo në Penian.

Por si e pritën liderët botërorë një takim të tillë?

Presidenti i Koresë së Jugut u shpreh se dy Koretë dhe SHBA ditën të shkruajnë një histori të re të paqes dhe bashkëpunimit.

Edhe Kina po ashtu e komentoi takimin duke thënë se u nënshkrua një histori të re.

Kryemnistri japonez Shinzo Abe vlerësoi Trump duke thënë se ky i fundit mbështeti çarmatosjen e Koresë.

Por në komentin e saj më skeptike ishte Rusia “Djalli fshihet në detaje Irani dhe Koreja e Veriut nuk duhet t’i besojnë SHBA-së”

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875