INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Takohemi në hotel ose…”, ja detajet e reja për ushtarakun që shantazhoi me video intime kolegen

“Takohemi në hotel ose…”, ja detajet e reja për ushtarakun që shantazhoi me video intime kolegen

Publikuar më: 21:06 15-11-2016

Ushtari profesionist i Forcave të Armatosura, Gersian Dumi është arrestuar para 3 ditësh nga specialistët e sektorit kibernetik në policinë e Tiranës. Arsyeja e arrestimit të tij është sepse ai kërcënoi se do t’i publikonte një video intime koleges së tij E.K. nëse kjo e fundit nuk do të pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Ndonëse Dumi shfaqi pendesë në sallën e gjykqit Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ta lërë atë në burg nën akuzën “Shtrëngimit me anë të kanosjes”, me qëllim përfitimin me kryerje të marrëdhënieve seksuale.

Gersian Dumi prej një muaji e gjysmë nëpërmjet një adrese të rremë në rrjetin social “Facebook” shantazhonte kolegen e tij me inicialet E.K, ushtare profesioniste që të shkonte me të në një hotel, në të kundërt ai do i publikonte një video intime të vajzës, nëse ajo nuk bënte seks me të. Pas shumë presionesh, ka qenë pikërisht vajza ajo që e ka denoncuar kolegun e saj në polici.

Efektivët e policisë së Tiranës, pasi janë orientuar nga specialistët e sektorit kibernetik, kanë kapur 23-­vjeçarin teksa po i shkruante vajzës kallëzuese, duke i pohuar që të hynte në ambientin e një hoteli tek Rruga e Elbasanit dhe të merrte çelësin e një dhome, në të cilën më pas do kryente marrëdhënie seksuale. Mirëpo gjithçka ishte përgatitur nga Policia.

Uniformat blu kanë bashkëpunuar me vajzën kallëzuese, edhe kjo efektive pranë policisë ushtarake, duke dalë në terren.

Sapo ky i fundit është afruar në derën e hotelit, ai është arrestuar në kushtet e flagrancës nga agjentët e policisë, të cilët i kapën dhe telefonin nga kishte zhvilluar bisedat shantazhuese me kolegen e tij 23­-vjeçare në policinë Ushtarake.

Article Logic
Execution time: 0.0036661624908447