Kryeministri Edi Rama teksa ka shkuar në samitin e Parisit ku marrin pjesë të gjithë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor ka takuar dhe homologun serb Aleskandar Vuçiç. Dy liderët kanë biseduar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe për çështje të tjera me rëndësi për të dyja vendet.
Pas takimit, Vuçiç ka deklaruar se Rama ka ftuar investitorë serbë që të marrin pjesë në ndërtimin e infrastrukturës përgjatë bregdetit shqiptar. Gjithashtu është diskutuar për forcimin e lidhjes ajrore mes Tiranës dhe Beogradit, si dhe për organizmin e forumit ekonomik.