Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është izoluar. Ai do t’u nënshtrohet analizave për të parë nëse është infektuar me koronavirus. I gjithë klubi i Juventusit ka marrë masa të tilla pasi futbollisti i këtij klubi, Daniele Rugani, ka dalë pozitiv ndaj testit të koronavirusit. Mësohet se Ronaldo e ka takuar futbollistin dhe për këtë arsye, ai do të futet në karantinë.
Kaq ka mjaftuar që përveç klubit bardhezi, në karantinë të mbyllen menjëherë edhe futbollistët e Interit, të cilët u përballën me Juventusin mbrëmjen e të dielës dhe kanë pasur mundësi kontaktin me mbrojtësin Rugani.
Vetë ky i fundit ka reaguar pas mesnatës së djeshme, duke thënë se ishte mirë dhe duke bërë apel që të gjithë të tregojnë kujdes.
“Keni lexuar lajmin që jam prekur nga koronavirusi dhe për këtë më duhet të qetësoj të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin tim, duke ju thënë se jam mirë. Ju ftoj të gjithëve të zbatomë me përpikëri rregullat, pasi koronavirusi nuk përzgjedh. Duhet ta bëjmë këtë për veten tonë, për të dashurit tanë dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë”, shkroi mbrojtësi italian i Juves.
Ndërkohë edhe ekipi i Real Madrid ëshë futur në karantinë.