E ftuar në "Top Arena" në Top Channel, gazetarja e Digitalb, Xhesika Trola ka treguar se ka takuar rastësisht Neymarin në Ibiza para shumë vitesh. Ashtu si çdo vajzë edhe Xhesika i kishte kërkuar yllit brazilian të bënin një foto, por reagimi i tij nuk i kishte pëlqyer fare gazetares.
Por mesa duket Neymar, është një njeri shumë arrogant dhe ka një sjellje përbuzëse, të paktën kështu është shprehur gazetarja.
"E kam takuar Neymarin para disa vitesh në Ibiza. Kërkova të bëja një foto me të, por ishte arrogant qysh atëherë dhe as denjoi të çohej në këmbë, por qëndroi më karrige i ulur. Asokohe kishte edhe një të dashur shumë xheloze që nuk e linte të bënte asgjë", u shpreh Xhesika.