INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa 100%, Haradinaj takim me ambasadorin amerikan: Dikur bora do të shkrijë!

Taksa 100%, Haradinaj takim me ambasadorin amerikan: Dikur bora do të shkrijë!

Publikuar më: 16:00 21-01-2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të takohet ditën e Martë me ambadasorin amerikan në Prishtinë, Philip Knoset. Ky takim organizuar nga kreu i Kuvendit Kadri Veseli vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po këmbëngulin që Prishtina të hërheq taksën në masën 100% të vendosur për mallrat serbe dhe të Bosnjes. Kryeministri Haradinaj ka ripërsitur qëndrimin se taksa do të hoqet vetëm me njohjen e Kosovës nga Serbia. Pas homazheve në përvjetorin e 13 te vdekjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Haradinaj u shpreh për gazetarët se mirëpret takimin me ambasadorin amerikan. I pyetur nëse në takim temë kryesore do të jetë heqja e taksës, kreu i qeverisë u shpreh se bora do të shkrihet dikur. Haradinaj foli dhe për veprën e ish-Presidentit Rugova duke thënë së ai ka krijuar një Kosovë paqësore për të gjithë. Ish-presidenti Rugova ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Article Logic
Execution time: 0.0033061504364014