INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa 100% i shkakton miliona euro humbje Serbisë. Veseli ka një mesazh për Beogradin

Taksa 100% i shkakton miliona euro humbje Serbisë. Veseli ka një mesazh për Beogradin

Publikuar më: 15:20 20-12-2018

Që nga fillimi i aplikimit të taksës që Kosova vendosi për mallrat nga Serbia, dëmi i shkaktuar drejtpërdrejt është 34.6 milionë euro. Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiç ka theksuar se kjo është vlera e dëmeve direkte, ndërsa ajo indirekte është shumëfish më e madhe.

ministri_serb.jpg

Sipas tij, për shkak të kësaj mase në Prishtinë ka filluar kontrabandimi i mallrave sepse njerëzit duhet të plotësojnë nevojat e tyre elementare. Ndërkohë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shprehet se çështja e heqjes së taksave do të varet, nga sjellja e Serbisë. Veseli tha të mërkurrën në mbërmje për KTV se ishte ai që i propozoi kryeministrit Ramush Haradinajt të rriste tarifën për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, nga 10 në 100 për qind. Ai deklaroi se nuk ka ndryshim në atë vendim.

veseli.png

Veseli është i lumtur që autoritetet e Kosovës do të veprojnë në të njëjtën mënyrë që po sillet Beogradindaj tyre ndërsa tha se Bashkimi Evropian "duhet t'i trajtojë të dyja palët në të njëjtën mënyrë, duke mos ushtruar presion ndaj Prishtinës". Sipas të dhënave të Doganës se Kosovës, nga data 21 nëntor, kur ka filluar të zbatohet vendimi i Qeverisë janë zhdoganuar 174 kamionë (145 nga Serbia dhe 29 nga Bosnja), kryesisht lëndë e parë për prodhuesit kosovarë, të cilët kanë paguar taksën mbrojtëse mbi 290 mijë euro. Kurse në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, nga Serbia dhe Bosnja, në Kosovë hyn nga 2800 deri në 3000 kamionë me produkte të ndryshme, me një vlerë prej 35 milionë eurosh.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328