INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa 100% ndaj Serbisë favorizon Shqipërinë, rritje të fortë të eksporteve në Kosovë

Taksa 100% ndaj Serbisë favorizon Shqipërinë, rritje të fortë të eksporteve në Kosovë

Publikuar më: 09:24 18-12-2018

Taksa 100 për qind që vendosi Kosova ndaj mallrave serbe ka favorizuar fortë eksportet shqiptare. Shumë prej artikujve që Kosova i merrte nga Serbia, tashmë i merr nga Shqipëria. Dominojnë materialet e ndërtimit.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, eksportet në Kosovë u rriten me 34 për qind në muajin nëntor, në raport me nëntorin e një viti më parë. Ndërkohë, duhet theksuar që taksa ndaj Serbisë u vendos më datën 21 nëntor. Ritmet më të larta të rritjes shihet të jenë për materialet e ndërtimit dhe metalet. Përgjatë 11 mujorit ky grup njohu rritjen më të fortë të eksporteve në Kosovë me rreth 42 për qind.

Eksportet shqiptare në Kosove arritën në fund të 11 mujorit në rreth 25 miliardë lekë nga 19.4 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 28% për qind. Ritmet e rritje së eksporteve në Kosovë janë përshpejtuar këtë vit, teksa në vitin 2017 rritja në raport me 2016 ishte 16%. Rritja ka qenë më e fortë në tre muajt e fundit, shtator, tetor dhe nëntor me mbi 40 për qind ne secilin muaj.
Eksporti i hekurit dhe materialeve të tjera të ndërtimit zuri 50 për qind të peshës së eksporteve duke shënuar rritjen më të madhe në raport me grupet e tjera.
Gjithashtu rritje e fortë u vu re edhe në eksportin e mineraleve dhe lëndëve djegëse me 29 për qind.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0031449794769287