INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa e Rrugës së Kombit. ‘Mos u bëj më keq se Luli e Saliu’. Shpërthen Rama ndaj komentuesve [FOTO]

Taksa e Rrugës së Kombit. ‘Mos u bëj më keq se Luli e Saliu’. Shpërthen Rama ndaj komentuesve [FOTO]

Publikuar më: 13:03 26-03-2018

I nxitur nga komentet e shumta në facebook Edi rama reagoi për taksën e rrugës së kombit. Qytetarët, edhe pse e tregojnë hapur se i kanë dhënë votën për të drejtuar vendin kanë shfaqur indinjatën dhe kundërshtinë e tyre për taksën e Rrugës së Kombit.
Albi Bombaj:
“Edo, ti o shok flet për Bashkim Kombëtar dhe vepron për Ndarje Kombëtare, apo si është puna? 10 euro o shok është shumë. Dynjaja ska bukë të hajë, ti i vendos taks skandaloze. Të kemi dhënë votën, jo për të na bërë gropën, por për të na çuar përpara. Ndaj rishikoje atë taksën e Rrugës së Kombit, mos u bë edhe ti me keq se Saliu & Luli”.
Edi Rama:
“Nuk ka pagesë 10 euro Albi, është 5 euro, çmim që paguhet kudo në rajon dhe kontribut që shkon për mirëmbajtjen e rrugës, e cila u ndërtua pjesërisht (ndërkohë që kompania do të përfundojë edhe ndërtimin) dhe mbeti në mëshirë të fatit nga pamundësia e mirëmbajtjes që ka një kosto jo të vogël!
Ardit Buzi
Akoma me ato 300. 000 vendet e punës ti?! Po vetëm reklama bëni ju se gjë tjetër nuk shoh. Shqiptarët po vuajnë për bukën e gojës e ti u vë taksa, taksa, taksa! Kur ata nuk kanë punë me se do i paguajnë?! Vendosin jashtë shtetit taksa po kur rruga është bërë nga koncensionari e jo me taksat e popullit. Plus që cilësia e rrugës është skëterrë.
Edi Rama
Fakti që nuk sheh ti gjë tjetër Ardit, nuk do të thotë se nuk ka gjë tjetër për të parë, është problem sysh dhe mendje domethënë! Vendet e punës janë realitet, sepse këta njerëz janë reale nuk janë reklamë, ndërsa sa për rrugën, është krejt normale që të paguhet për përdorimin e rrugëve, pikërisht sepse duhet të mirëmbahen e me këtë pagesë garantohet mirëmbajtja me cilësi e rrugës”.

rama_per_taksen_e_rruges_se_kobit.png

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604