INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa e rrugës “bllokon” turizmin, në dy muaj 40 mijë turistë më pak nga Kosova

Taksa e rrugës “bllokon” turizmin, në dy muaj 40 mijë turistë më pak nga Kosova

Publikuar më: 14:22 24-12-2018

Në dy muajt e fundit hyrjet e shtetasve shqiptarë nga Kosova ka shënuar ulje drastike, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të INSTAT vetëm në muajit tetor dhe nëntor,është shënuar një ulje drastike prej 40 mijë qytetarësh.

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin nëntor, hynë në Shqipëri rreth 69 mijë shtetas nga Kosova, nga 93 mijë në të njëjtin muaj të një viti më parë, me një tkurrje të ndjeshme prej 27%, ose rreth 25 mijë persona më pak. Edhe në tetor numri I tyre kishte rënë me 11%, ose 15 mijë persona më pak, pra 40 mijë hyrje më pak të shtetasve nga Kosova vetëm për dy muaj.
Duket se taksa në rrugën e kombit, e vendosur nga pala shqiptare ka ndikuar negativisht në fluksin e udhëtarëve drejt vendit tonë. Sepse dhe ulja drastike përkon pikërisht me periudhën kur nisi aplikimi i taksës në rrugën e kombit. Përveç këtyre dy muajve, fluksi i hyrjes së shtetasve nga Kosova kishte qenë shumë i lartë. Për 10 mujorin, në Shqipëri kanë hyrë 1.9 milionë shtetas nga Kosova, me një rritje gati 22% me bazë vjetore. Sipas të dhënave në total, për 11 mujorin, Shqipërinë e vizituan gjithsej 5.6 milionë të huaj, me një rritje prej 16.2% me bazë vjetore. Por, në nëntor, hyrjet në total të të huajve ranë me 3.7%, në 247 mijë persona, si rrjedhojë e rënies së dukshme të hyrjeve të shtetasve nga Kosova.
Për 11 mujorin, shtetasit nga Kosova zinin peshën kryesore, me 36%, ose rreth 2 milionë persona dhe nëse vijon largimi i tyre pritet t’i japë një goditje të rëndë turizmit vendas, sidomos në zonën e Durrësit, që është destinacioni kryesor i tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024139881134033