INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa e Rrugës së Kombit. Flasin ekspertët: E parakohshme

Taksa e Rrugës së Kombit. Flasin ekspertët: E parakohshme

Publikuar më: 13:41 26-03-2018

Ekspertët kundërshtojnë vendimin e qeverisë, me arsyetimin se qytetarët paguajnë për një rrugë pa standarde siç është Rruga e Kombit. Në një intervistë për In news eksperti i ekonomisë Zef Preçi rëndit një sere argumentesh se përse qytetarët janë përballë një takse për një shërbim pa asnjë standard, ndryshe nga sa ndodh në vendet e be.
Zef Preçi:
“Si rregull është e nevojshme të jenë funksionale dhe rrugë të tjera që janë rrugë të hapura, por në rastin konkret ajo është ndërtuar mbi trasenë e asaj rruge. Por problemi më i madh është se ajo rrugë është ende e papërfunduar. Sot mungojnë 6 ura dhe një segment rëndësishëm prej 22 km Milot Rrëshen është me dy korsi. Shqipëria ka një taksë specifike, që mbledh qindra milion euro, taksën mbi qarkullimin dhe kemi karburantin më të shtrenjtë na bën që të diskutojmë për të”.
Por jo vetëm kaq. Rruga e Kombit eshët ndërtuar me fondet publike dhe duhet të jetë shteti ai që duhet të mirëmbajë këtë aks rrugor. Pro ajo që është më problematike për ekonomistin Zef Preçi janë pasojat ekonomike që do të ketë kjo taksë.
Zef Preçi:
“Qeveria duhet të kishte treguar më shumë kujdes për të analizuar se çfarë humb dhe çfarë fiton. Se në qoftë se na vijnë 1 milion bashkatdhetarë që vijnë e qëndrojnë minimalisht 1 javë në Shqipëri, janë të hyra kolosale sa i përket turizmit. Dhe ne vendosim një taksë prej 10 euro që marrim për ço makinë ndoshta nuk e justifikon”.
Por më e keqja ky vendim është marrë pa një diskutim me palën tjetër, atë kosovarë, thotë Zef Preçi.
Zef Preçi:
“Mendoj se është e nevojshme të ketë konsultime dhe me faktorët kosovarë në mënyrë që të ketë një zgjidhje ndërshtetërore”.

Article Logic
Execution time: 0.0029499530792236