Pas shumë kundërshtimesh qeveria e Shqipërisë mësohet se ka vendosur pagesat e taksës së kalimit në “Rrugën e Kombit. Qeveria shqiptare pritet që të publikojë pagesat e rishikuara të taksës së kalimit në “Rrugën e Kombit, ku për banorët e Kukësit ajo do të jetë 100 lekë, ndësa për kategoritë e tjera nuk parashikohen ndryshime. Në fund të javës taksat do të publikohen zyrtarisht. Ndërkohë, debatet për vendosjen e kësaj takse vijojnë edhe në qeverinë Kosovës. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj thotë se nuk ka pasur ndonjë takim të veçantë për këtë çështje, thjesht është diskutuar shkurtimisht në lidhje me të, gjatë Samitit të Sofjes në prani dhe të ministrit Gjiknuri. Zyrtari i lartë kosovar i qëndron idesë se tarifat e propozuara fillimisht janë më të lartat në Europë dhe për gjendjen ekonomike të familjeve dhe të bizneseve në të dyja vendet kjo do të jetë e papërballueshme.
Formula e re e gjetur prej qeverisë, pas bisedimeve si me konccesionarin, ashtu dhe me banorët e zonës, parashikon një pagesë prej 100 lekësh për këta të fundit. Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fund të muajit mars dhe ishte 5 euro për një kalim, ose 10 euro vajtje-ardhje dhe për mjetet e tonazhit të rëndë edhe më e lartë. Po rishikmi i taksës nga qeveria shqiptare erdhi si pasojë e protestave të banorëve, të cilët i vunë flakën kabinave të pagesave nga