INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa ndaj mallrave serbe, dorëhiqen katër kryetarët e komunave me shumicë serbe

Taksa ndaj mallrave serbe, dorëhiqen katër kryetarët e komunave me shumicë serbe

Publikuar më: 10:45 27-11-2018

Dorëhiqen katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe.

Dorëheqjet vijnë pas rritjes së taksës nga 10 në 100 përqind për produktet me origjinë nga Serbia si dhe arrestimeve të fundit në Veri.

Udhëheqësi i Listës Serbe në Kosovë, Goran Rakiç dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Rakiç tha se jep dorëheqje për shkak të “shtypjes së vazhdueshme institucionale”, përkatësisht vendosjes së taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia.

Javën e kaluar, Kosova ka rritur nga 10% në 100% taksën mbi të gjitha mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo i kanë bërë thirrje Kosovës që të heqë këtë detyrim doganor.

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721