INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa në rrugën e Kombit. Konfindustria: Përllogaritja e tarifës rrit kostot për bizneset

Taksa në rrugën e Kombit. Konfindustria: Përllogaritja e tarifës rrit kostot për bizneset

Publikuar më: 09:34 10-09-2018

Vetëm një javë para se qytetarët të paguajnë mbi përdorimin e rrugës së kombit, Konfindustria ka ngritur shqetësimin për formulën e zgjedhur të tarifimit për bizneset. Mënyra e vendosur e tarifimit, sipas Konfindustrisë, ka përmasat e një takse të re me përmasa kombëtare.
Në një njoftim për shtyp ky institucion kërkon që përllogaritja e nivelit të sipërm të tarifës, që do të paguhej në mënyrë të drejtpërdrejtë nga bizneset dhe qytetarët, të mbulonte vetëm vlerën diferencë të kostos së mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit krahasuar me mesataren e kostos së mirëmbajtjes të gjithë rrugëve të vendit. Pjesa tjetër duhet të mbulohej nga buxheti i shtetit.
Mënyra e përllogaritjes se tarifës sipas këtij institucioni, mbetet e vetmja, që mund të përligj moralisht vendimmarrjen politike për lëvizjen me pagesë në një rrugë të ndërtuar me para publike. Qytetarët dhe bizneset paguajnë çdo vit mbi 120 milion euro si taksë të qarkullimi të mjeteve për mirëmbajtjen e sistemit rrugor të vendit.
Mënyra e përzgjedhur sipas konfindustrisë, mban parasysh vetëm pjesërisht kriterin për qytetarët e qarkut të Kukësit, që megjithatë mbetet e lartë krahasuar me vendet e rajonit dhe Europës. Në rastin e bizneseve nuk është marrë aspak parasysh, duke rënduar drejtpërdrejt në rritjen e kostove të shërbimit dhe prodhimit, që më pas do të përcillen në rritje çmimesh për qytetarët dhe ulje të shkallës së konkurrencës të bizneseve, me pasoja deri në falimentime. Një tjetër shqetësim i ngritur është edhe mungesa e bashkëpunimit me qeverinë e Kosovës. Sipas konfindustrisë qeveria shqiptare duhet të shohë për mundësinë e uljes së kostove të përgjithshme të menaxhimit si një të tërë, të Rrugës së Kombit, nga Durrësi deri në kufi me Serbinë. Ndërkohë efektete e para duket se kanë nisur. Shoqatat e transportit në Kukës kanë paralajmëruar rritjen e çmimi të biletës me 100 lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0036971569061279