INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa në Rrugën e Kombit, protestojnë tregtarët nga Kosova, ndalojnë kamionët në doganën e Morinës

Taksa në Rrugën e Kombit, protestojnë tregtarët nga Kosova, ndalojnë kamionët në doganën e Morinës

Publikuar më: 11:36 28-03-2018

Tregtarët e Kosovës që në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure kanë nisur një protestë në pikën e kalimit kufitar mes dy vendeve në doganën e Morinës.

Ata kanë vendosur të ndalojnë kamionët duke krijuar një varg të gjatë.

Mësohet se kjo është një formë proteste kundër taksës në "Rrugën e Kombit" e paralajmëruar për t'u zbatuar pas datës 15 prill.

Kjo taksë për makinat me tonazh të rëndë parashikohet rreth 22 euro, tarifë për të cilën ata janë kundër.

“Spo hjekim kufij, po qesim kufij”, ishte një nga pankartat e vendosura në kamionët e protestës.

Tregtarët e ardhur nga Kosova thanë se do kthehen bosh dhe nuk do të marrin më mallra në Shqipëri.

Edhe biznese të tjera të Kosovës kanë paralajmëruar ndërprerjen e shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë për shkak të taksimit në "Rrugën e Kombit".

Sipas burimeve  për INTV.al nga Dogana e Morinës në muaj kalojnë rreth 1000-1200 kamionë të cilët ngarkohen në Shqipëri me materiale ndërtimi, cimento, tulla.

Ndërsa kalojnë edhe rreth 2000-3000 kamionë me naftë.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ka rreth 600.000 hyrje dalje në vit duke përfshirë kamiona, vetura autobuza e të gjitha llojet e transportit.

Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205