INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa në Rrugën e Kombit, të shtunën protestë në Kalimash

Taksa në Rrugën e Kombit, të shtunën protestë në Kalimash

Publikuar më: 15:01 30-03-2018

Në rrjet u shpërnda me shpejtësi kjo ftesë me thirrjen për protestë, ku me qindra qytetarë kanë zgjedhur ta shpërndajnë në facebook e tyre personal. Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë të thjeshtë bëjnë thirrje për protestë masive pranë tunelit të Kalimashit, kundër taksës në rrugën e Kombit.
Thirrja për protestë:
“Të shtunën më datë 31 mars, në orën 11.30 te tuneli i Kalimashit do të organizohet një protestë pa ndikime partiake për ti thënë NDAL taksimit të padrejtë të rrugës së kombit. Kjo taksë dëmton të gjithë shqiptarët në veçanti qytetarët kuksiane dhe të Dardanisë”.
Kjo është thirrja e dytë për protestë pas tubimit të tregtarëve dy ditë më parë në morinë, të cilët në mënyrë simbolike hynë në territorin shqiptar bosh.
Taksa në rrugën e kombit ka sjellë dhe përplasje të fortë politika. Ndërsa qeveria ka shpallur taksimin e këtij aksi si rruga e vetme për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, opozita ka lëshuar akuzë të fortë duke e cilësuar si taksë anti kombëtare. Por këtë të premte lëvizja socialiste për Integrim ka avancuar në kërkesën e saj për qeverinë e Kosovës.
Petrit Vasili:
“Ndaloni mbledhjet e përbashkëta të qeverive, mos u bëni p[jesh e show-t të Edi Ramës”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775