INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa në Rrugën e Kombit, Vasili thirrje Kosovës: Mos u bëni pjesë e show-t

Taksa në Rrugën e Kombit, Vasili thirrje Kosovës: Mos u bëni pjesë e show-t

Publikuar më: 10:57 30-03-2018

Gjatë një deklarate për mediat kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili u ndal sërish tek taksa që do të vendoset tek ‘Rruga e Kombit’.

Ai u shpreh se rruga ende nuk ka përfunduar dhe është bërë me lekët e shqiptarëve dhe jo të konçensionarit.

Vasili i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që të bojkotojë mbledhjen e përbashkët me qeverinë shqiptare.

“Rruga ende nuk ka përfunduar. Rruga nuk është ndërtuar nga koncensionarët, ajo është bërë nga taksat. Shqiptarët vijojnë të shlyejnë ende 300 euro kredi. Një çmim shumë i rëndë. Do i bëja thirrje miqësore kolegëve të Kosovës që mos t’i bashkohen më këtij show, mbledhjeve të përbashkëta. Kjo taksë nuk duhet të nis aplikimin. Duhet një qasje e integruar mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës’ u shpreh Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992