INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa për produktet serbe! Thirrje e ashpër, do rrëzojmë qeverinë e Kosovës!

Taksa për produktet serbe! Thirrje e ashpër, do rrëzojmë qeverinë e Kosovës!

Publikuar më: 16:36 10-11-2018

Do mbështesim çdo përpjekje për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës. Ky është i qëndrimi i subjektit kryesor politik të serbëve të Kosovës, “Lista Serbe”. Sipas saj taksa për produktet serve është gabim.

Në deklaratën e cituar nga “Zëri i Amerikës” kjo parti kërkon, që të hiqen menjëherë masat e dëmshme dhe tatimore prej 10% për mallrat nga Serbia, të miratuar nga Qeveria në Prishtinë.
“Lista Serbe” paralajmëroi edhe protesta paqësore nëse masat e Prishtinës nuk tërhiqen.
“Serbët e Kosovës nuk mund dhe nuk duan të jenë peng i përfaqësuesve të papërgjegjshëm shqiptarë dhe luftës demagogjike dhe kapriçoze për mbijetesën e tyre politike”, theksohet në njoftim.
Edhe zyrtarët e Bashkimit Europian kanë bërë thirrje për heqjen e taksës, që sipas Maja Koçijançiç, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, po dëmton edhe bashkëpunimin rajonal.
Serbia ka paralajmëruar se nuk do të ketë vazhdim bisedimesh, për sa kohë vendimi i Prishtinës nuk tërhiqet.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271