Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të protestuar për lirimin e të arrestuarve në Kukës. Disa qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe kanë hedhur akuza ndaj kryeministrit, madje duke u futur në ambientet e jashtme të Drejtorisë.
Në protestë kanë qenë të pranishëm edhe deputetë të opozitës dhe pjesëtarë të Forumit Rinor të PD-së, duke e rritur numrin e protestuesve. Për pak momente ka pasur edhe një acarim të situatës pasi protestuesit kanë kërkuar që të futen në ambientet e Policisë së Tiranës për të liruar të ndaluarit.
Ka qenë ndërhyrja e deputetëve dhe kryetarit të FRPD-së, Belind Këlliçi që ka shmangur edhe një përleshje mes protestuesve dhe policisë.