INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksat e papaguara për makinat, mësoni se kush përfiton nga amnistia

Taksat e papaguara për makinat, mësoni se kush përfiton nga amnistia

Publikuar më: 11:08 16-10-2016

Në rast se kryhet pagesa e detyrimeve tatimore, për mjetet pas janarit 2012 do të falen gjobat. Sipas relacionit, përfitojnë 100 mijë drejtues të automjeteve që nuk kanë paguar detyrimet deri në dhjetor të 2011, ndërsa detyrimet e papaguara pas 1 janarit 2012 janë 5,3 miliardë lekë.

Amnistia përfshin edhe çregjistrimin e makinave dhe shuarjen e detyrimeve të papaguara, për të cilat nuk është kryer asnjë veprim deri në dhjetor 2011.

 “Çregjistrohen të gjitha mjetet e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilat nuk kanë kryer asnjë veprim me këto mjete pas periudhës 31 dhjetor 2011.

Janë 100 mijë mjete që nuk kanë kryer veprimet financiare dhe kryer kontrollin teknik për 10 vjet.

Personat të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij, u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve, që u përkasin periudhave pas janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë”, thuhet në relacionin e amnistisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271