INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksat e reja për pronat në fuqi nga 1 janari. Ngrihet zyra e ankesave

Taksat e reja për pronat në fuqi nga 1 janari. Ngrihet zyra e ankesave

Publikuar më: 13:58 25-12-2017

Ndërsa jemi në prag të vitit të ri, qytetarët pritet të përballen me rritjen e taksave në 2018. Taksa e pronës është një takse e rritur ndjeshëm për vitin e ardhshëm, e parashikuar në paketën fiskale të miratuar në kuvend nga qeveria e majtë. Por për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve Drejtoria e Tatimeve njofton se është parashikuar krijimi i një institucioni të ri buxhetor, dhe bëhet fjalë për Drejtorinë e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë në varësi të Ministrit përgjegjës për financat. Ky institucion i ri përcaktohet se taksapaguesit në nivel vendor, mund të ankimojnë kundër vendimit apo veprimit të zyrës së taksave në strukturën vendore të apelimit tatimor dhe kundër vendimit të kësaj strukture në gjykatë. Mësohet se qytetarët do të mund të ankimohen kundër vendimit apo veprimit të zyrës së taksave, e cila do të përcaktojë në çdo rast nivelin e taksave për qytetarët. Strukturat e zyrave të taksave të instaluar në çdo njësi vendore do të funksionojnë sipas kritereve dhe rregullave të vendosura nga këshilli bashkiak. Taksapaguesi ka të drejtë të ankohet në gjykatë kundër vendimit të strukturës së apelimit tatimor në bashki. Paketa e re fiskale do të hyjë në fuqi më 1 janar, kohë kur çdo qytetari do ti duhet të përballet me një nivel të ri taksat për banesat dhe pronat që disponon. Por të vetmet që do të shpëtojnë nga taksa e pronave janë bizneset e turizmit me 4 dhe 5 yje.

Article Logic
Execution time: 0.003629207611084