Këshilli Bashkiak i Kukësit ka reaguar sërish lidhur me protestën e një jave më parë në Kalimash si dhe lënien në burg të 11 protestuesve.
Nëpërmjet një njoftimi shpërndarë për mediat, Këshilli sqaron se nuk do të ndalen deri në përmbushjen e qëllimit të tyre, në heqjen e tarifës për Rrugën e Kombit.
Deri në arritjen e këtij qëllimi, sipas këshillit do të ketë protesta të njëpasnjëshme. Nga ana tjetër ata përshëndesin lirimin e disa nga protestuesit, ndërsa presimin lirimin e të tjerëve.
Më poshtë njoftimi i shpërndarë për mediat: