INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksë për të hyrë në Venecia! Sa do të paguani…

Taksë për të hyrë në Venecia! Sa do të paguani…

Publikuar më: 13:10 01-01-2019

Nëse do të shkoni në qytetin e gondolova, të karnavaleve atëherë duhet të përgatiteni të keni para me vete.

Për të hyrë në Venecia tashmë do të duhet të paguani një taksë prej 2.50 euro deri në 10 euro kjo në varësi të sezonit.

Është ky vendimi që u mor nga parlamenti italian.

E konceptuar si një mënyrë që kufizon turizmin masiv, ky taksë do të ndryshojë sipas periudhave të ndryshme të vitit. Pritet një pagesë minimale prej € 2.50 për person, me tarifë deri në € 5 ose madje edhe € 10 për person në sezonin e lartë. Nuk dihet ende kur do të zbatohet kjo taksë .

Vizitorët tashmë janë subjekt i një takse turistike, kur ata kalojnë së paku një natë në Venedik. Por sipas mediave italiane se tatimi i hyrjes nuk do të shtohet në taksën ekzistuese turistike.

Venecia mirëpret një mesatare prej 30 milion vizitorësh çdo vit.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943