INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksimi i Tiranë-Durrës. Eksperti Hasho kundër, 3 arsye themelore që rrëzojnë këtë propozim [VIDEO]

Taksimi i Tiranë-Durrës. Eksperti Hasho kundër, 3 arsye themelore që rrëzojnë këtë propozim [VIDEO]

Publikuar më: 16:15 07-11-2018

Rruga Tiranë Durrës mund të jetë aksi i dytë rrugor ku qytetarët do të paguajnë. Një ide e tillë kundërshtohet ashpër nga ekspertët rrugor. Në një intervistë për In News Fatmir Hasho jep 3 arsye themelore se përse është kundër taksimit të këtij aksi në këto momente.

Fatmir Hasho:
“Është një rrugë që nuk plotëson asnjë standard, me përjashtim të mbikalimit që janë rreth 300 metra, gjithë pjesa tjetër nuk plotëson asnjë standard sipas Kodit Rrugor”.
Por ajo që sugjeron eksperti Fatmir Hasho thotë se taksimi në asnjë rast nuk duhet të fillojë pa përfunduar aksi rrugor.
Fatmir Hasho:
“Gjithmonë paguhet për diçka që është e gatshme për të blerë. Ky është një akt shumë i nxituar. Kompania pasi ta bëhet me 3 korsi e më pas të nisë taksimi”.
Por shqetësim mbetet edhe barra mbi buxhetin e qytetarëve shqiptare. Taksa është shumë e lartë për Fatmir Hashon.
Fatmir Hasho:
“Më kanë thënë2-4 euroshe te çmimi nuk është qesharak por është alarm. Bëhet fjalë vetëm për 30 kilometra, të cilat sot nuk plotësojnë asnjë element të sigurisë rrugore”.
Dhe jo vetëm niveli i taksës por sipas ekspertit takso kjo taksë merret një herë në taksimin e karburanteve, ndaj Fatmir Hasho jep këtë sugjerim.
E nëse taksimi i këtij aksi rrugor bëhet fakt i kryer Fatmir Hasho i kërkon institucioneve përgjegjëse që të bëjnë të aksesueshme një rrugë dytësore të aksesueshem për qytetarët.
Fatmir Hasho:
“Pa pasur rrugë alternative s’mund të ketë taksim të një rruge”.

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326