Një taksist me inicialet A.V është grabitur dhe mbajtur peng në një lokal në Katundin e Ri në Elbasan.
Ai ka dalë me mjetin e tij si çdo ditë për në punë, ndërsa ka hyrë në lokal për të pirë kafe.
Dy persona, njëri prej të cilëve kamarier dhe tjetër përgjegjës i lokalit e kanë grabitur dhe mbajtur peng. Sipas Policisë taksisti ka pasur një sasi prej 2 mijë eurosh.
Për disa orë, taksisti është mbajtur peng, ndërsa më pas autorët janë larguar, por pa humbur gjurmë, sepse janë arrestuar nga policia.
Të dhënat e deritanishme bëjnë fjalë për dhunë ndaj taksistit, ndërsa të shoqëruar në polici janë edhe dy kamarierë të tjerë, të akuzuar për moskallzim krimi.