INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksisti shqiptar i fiksuar pas Donald Trump, tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare

Taksisti shqiptar i fiksuar pas Donald Trump, tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare

Publikuar më: 18:19 26-09-2016

Të gjithëve na ka rastisur ta shikojmë nëpër rrugët e Tiranës, taksistin i cili në makinën e tij ka përdorur imazhet e motrave Kardashian, ish-Kryeministrit Berisha dhe Marina Vjollcës, këta të fundit i ka edhe tatuazh në trup. Mirëpo tashmë Uljan Kogjegja,  mban mbi automjetin e tij mbishkrimin “Donald Trump President”. Duke qenë se nëpër botë tashmë beteja për presidentin e SHBA-së “Trump vs Clinton” ka arritur në një pikë të nxehtë, mediat e huaja të njohura si, Associated Press, Daily Mail por edhe Fox Neës i kanë kushtuar një artikull taksistit shqiptar për stilin e tij të veçantë.

Ai është shprehur për mediat e huaja se është nxitur për ta modeluar kështu taksinë, si kundërpërgjigje ndaj kryeministrit Edi Rama kur ky deklaroi se Trump përbën “një rrezik të vërtetë për lidhjet shqiptaro-amerikane”. Asnjëherë në 13 vjet biznes nuk kam pasur kaq shumë klientë, thotë Uljani i entuziasmuar. Ai ka shtuar se ka bindjen që Trump do të jetë një president shumë i mirë për Amerikën dhe për të gjithë botën.

Kur Trump të zgjidhet President, do hedh 200 fishekzjarrë përpara zyrës së Ramës” thotë Kolgjegja.

Article Logic
Execution time: 0.0032868385314941