Reperja e njohur Tayna është një prej këngëtareve më të komentuara së fundmi në showbizin shqiptar.
Për një kohë të shkurtër, ajo u kthye në fenomenin e muzikës shqiptare. U shfaq si një ndër reperet e para në Shqipëri dhe prandaj kjo tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut.
Tayna është shumë aktive në muzikë dhe synimet i ka shumë të qarta për karrierën e saj.
Pavarësisht se Tayna kohët e fundit është bërë e njohur, por siç duket pasioni për muzikën dhe veçanërisht për zhanrin rap ka lindur kohë më parë.
Me anë të një postim në ‘Instastory’, ajo ka treguar se që në moshën 10-vjeçare ka shkruar këngën e saj të parë.
“Më kujtohet kur kam qenë 10 vjeçe dhe kam shkruar këngën time të parë. Tentova të bëja rap dhe e regjistrova në mp3”, – ka shkruar Tayna. Ajo ka treguar se askush nuk e dinte këtë gjë dhe e cilëson jetën e saj të mirë.