Edhe pse realizoi sezonin më të dështuar të historisë, Tirana është duke u ngushëlluar financiarisht nga merkatoja në dalje. Pas akordit me Osejekun per dyshen Merveil-Akuah, ku klubi bardheblu pritet të arkëtojë 510 mijë euro, një tjetër operacion fitimprurës është në prag të realizimit.
Bëhet fjalë për mesfushorin 18-vjecar Elvi Berisha, për të cilin ka shfaqur interes klubi spanjoll i Leganes që militon në La Liga. Sipas “Supersport” iberikët janë gati të paguajnë 270 mijë euro për kartonin e Berishës, i cili e kaloi me sukses provën disa ditore.
Klubi nga rrethinat e Madridit ka kontaktuar edhe Paolo Tramexanin për të marrë informacione rreth lojtarit te Tiranës, më pas drejtuesve u duhet të vendosin për transferimin.
18-vjeçari është pjesë e ekipit të parë të Tiranës që nga sezonin i shkuar. Në ndeshjen ndaj Makabit të Tel-Avivit në transfertë, ai u përzgjodh nga trajneri Ze Maria në formacion.