Vitet e fundit Shqipëria po njeh ngritje në arenën evropiane dhe jo vetëm. Përveç performancës mbresëlënëse në Euro 2016, tashmë janë legjionarët ata të që po bëjnë historinë me ndeshjet e tyre por edhe me transferimet në ekipet më elitare të Evropës. një ndër to është edhe Reno Kasemi, një talent 15-vjeçar që ka firmosur me ekipin legjendar të greqisë, Olympiakosit. Më parë ai ka luajtur në Akademinë e Naxos Island dhe është I pajisur me pasaportë greke. Djaloshi është mesfushor qendre dhe konsiderohet futbollist i së ardhmes.