Ivan Balliu është afrimi më i ri I klubit të Almerias për këtë sezon. Lojtari I akademisë së Barcelonës vendosi te nënshkruaje me skuadren spanjolle pas eksperiencës që pati në Francë me klubin e Metz. Plot vetëbesim mbrojtësi u shpreh se mezi po pret që kontribuojë në klub për të arritur objektivat e vendosura.
Balliu i rritur në Spanjë, është ftuar për herë të parë si pjesë e kombëtares nga Kristian Panuçi për kualifikueset e Botëorit në 2018 dhe shihet si një nga talentet më të mëdha shqiptare në Europë.