Taulant Seferi është emri më i ri, i cili do t’i bashkohet kombëtares shqipëtare. Karriera e tij ka nisur në Milano të Kumanovës dhe ai ka zhvilluar disa ndeshje me kombëtaret e moshave atje, madje edhe dy me ekipin A, por lojtari ka bërë zgjedhjen e tij përfundimtare dhe ajo është kombëtarja e Shqipërisë.
20-vjeçari i lindur në Kumanovë, një mesfushor me tipare sulmuese, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka qartësuar se e ardhmja e tij do të jetë me fanellën kuqezi
Pas ftesës së marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit, mbrojtësi i krahut të majtë ka kthyer përgjigje pozitive, duke bërë një zgjedhje, që sipas tij është e zemrës.
“Në njërën anë ishte respekti dhe mirënjohja për Maqedoninë, ndërsa në anën tjetër zemra dhe dëshira për të përfaqësuar kombin tim, Shqipërinë. E kemi analizuar mirë këtë situatë dhe bashkë me familjen time kemi vendosur që në të ardhmen unë të përfaqësoj Shqipërinë”.
Seferi fillimisht do të grumbullohet nga trajneri i shpresave, Alban Bushi, i cili sheh te 20-vjeçari një element cilësor për kualifikueset e Evropianit të 2019.
Në fillim të 2015-ës lojtari u transferua në Zvicër te Yong Boys dhe është një talent që shihet me të ardhmen e ndritur.