INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Tallesha me shokët që kam koronavirus, por rezultoi e vërtetë!' Futbollisti i njohur shqiptar tregon simptomat [FOTO]

'Tallesha me shokët që kam koronavirus, por rezultoi e vërtetë!' Futbollisti i njohur shqiptar tregon simptomat [FOTO]

Publikuar më: 21:25 20-03-2020

Dy ditë më parë, futbollisti i ekipit të Kosovës Valdrin Mustafai konfirmoi se ishte infektuar me Koronavirus, në Hanover, teksa ka qenë në një ndeshje.

Mustafa është mbyllur në karantinë tashmë nga ku tregon për “Shqipëria Live”, simptomat e para dhe momentin e vështirë që ka kaluar.

Në fillim kishte vetëm më dhimbte vetëm fyti, pak dhimbje koke dhe aspak temperaturë. Por më pas nisi dhimbja te gjoksi dhe e kuptoi se diçka nuk po shkonte mirë.

Mustafa madje thotë se tallej me shokët e ekipit, duke u thënë atyre se ka koronavirus, por rezultoi që kjo të ishte e vërtetë. Sot ai është izoluar nga pjesa tjetër e familjes, dhe qëndron i vetëm në dhomë larg prindërve!

“Deri tani jam mirë, më dhemb pak koka dhe fyti po në përgjithësi jam shumë mirë. Pardje nuk kam qenë mirë, kisha probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë, por tani jam shumë mirë. Kisha probleme me fytin dhe fola me mjekët, më bënë testin dhe të martën në mëngjes mësova se jam pozitiv.Nuk di nga kush e mora, besoj nga klubi duke luajtur. Kur e mora vesh isha pak në panik, se isha në shtëpi. Kjo është si një grip, por kisha frikë për prindërit, babai bëri testin dhe doli negativ. Po presim testin e të gjithë familjarëve të tjerë. Kisha rreth një javë që ndjeja simptoma. Në fillim më dhimbte vetëm fyti, pak koka, nuk kisha aspak temperaturë. Doja shumë të flija dhe thashë do më kalojë. Por më pas ndjeva dhimbje tek gjoksi dhe e kuptova se diçka nuk po shkonte mirë. Unë tallesha me shokët e ekipit që kam koronavirus, por rezultoi që kjo ishte e vërtetë. Të gjithë në klub janë testuar dhe ka dalë një tjetër pozitiv. Shpresoj ta kaloj sa më shpejt, kryesorja është të mos prekë pleqtë dhe prindërit. Ne qëndrojmë të ndarë, unë rri vetëm edhe për të ngrënë në dhomë. Jam pak i mërzitur, se kisha katër ditë pushim e thashë do rri me familjen. Por kështu ishte e shkruar”, u shpreh Mustafa.

 

View this post on Instagram

#sabr ??

A post shared by Valdrin Mustafa (@valdrinmustafa98) on

Article Logic
Execution time: 0.0040249824523926