INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Tana i ke hallall', kënga e Olsi Bylykut dedikim për të pas ndarjes? Reagon Egli Tako

'Tana i ke hallall', kënga e Olsi Bylykut dedikim për të pas ndarjes? Reagon Egli Tako

Publikuar më: 15:29 02-07-2023

Olsi Bylyku dhe Egli Tako kanë qenë në qendër të vëmendjes prej javësh, që kur u zbulua mbi ndarjen e tyre.

Ndjekësit lidhin elemente të ndryshme me historinë e tyre dhe kur flasim për këtë sigurisht që këngët zënë vendin kryesor. Olsi ka lançuar disa projekte muzikore që flasin për ndarjen dhe fansat po e lidhin me raportin e tij me Eglin.

Një komentuese i ka komentuar Eglit me këngën e fundit të Olsit në Instagram duke i shkruar “Tana i ke hallall”. Koment që ka marrë një përgjigje publike nga Egli në Instastory. Ajo shkruan se kënga ka dy vite që është realizuar dhe se nuk është për të.

 

“Unë e kam dëgjuar shumë kohë më parë dhe jepja opinione nëse më pëlqente ose jo. Fakti që është lançuar tani tjetër muhabet. E lumtur që ka pasur sukses sepse është material i bukur”-shkruan ajo.

Screenshot_26.png

Article Logic
Execution time: 0.003262996673584