“Princi modern” i “Love Story”, Saimiri, u kthye në personazhin më të komentuar në media e rrjete sociale gjatë muajve të dating-show që mori vëmendjen e të gjithë shqiptarëve.
Për javë me radhë, ai na shoqëroi në ekran duke u kthyer në personazhin që shihnim më shumë dhe zbuluam detaje për jetën private të “princit”. Megjithatë, Saimiri ka treguar së fundmi një foto të vjetër nga fëmijëria e tij, të cilën s’e kishim parë më herët.
Ai ka treguar si dukej në moshë të vogël, kur ishte ende fëmijë dhe sytë na ngelën tek foto! Në fakt, tiparet e tij s’kanë ndryshuar aspak dhe të gjithë do ta dallonin që është ai në foto, edhe pa jua treguar ne.