INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tani edhe FIFA 19 përjashton Ronaldon nga marketingu i saj në përballjen me akuzat

Tani edhe FIFA 19 përjashton Ronaldon nga marketingu i saj në përballjen me akuzat

Publikuar më: 12:41 06-10-2018

Cristiano Ronaldo është zhdukur nga marketingu dixhital i Fifa 19, mbas akuzave të përdhunimit.

Ronaldo ka qenë pjesë e cover-it të FIFA për dy vitet e fundit, por mesa duket kompania ka filluar të shqetësohet dhe në mediat sociale të FIFA 19 çdo promocion dhe kover i Cristiano Ronaldo-s është hequr.

Një zëdhënës për shtyp i kompanisë EA Sports tha se ata po e monitoronin nga afër situatën dhe se patjetër të gjithë atletët që bëhen pjesë e kompanisë duhet të mbartin vlera që i përshtaten vlerave të kompanisë.

Nike po ashtu tha të njëjtën gjë se “ishin shumë të shqetësuar” rreth çështjes.

33 vjeçari ishte atleti më i paguar në botë për të dytin vit rradhazi në 2017 dhe kompanitë e mëdha e dinë vlerën e tij, por mesa duekt akuzat e fundit po i shkaktojnë goxha punë futbollistit.

coveri_i_hequr.jpg

fifa1.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158