INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tani edhe robotët mund t'i thonë ‘JO’ raporteve seksuale nëse mërziten

Tani edhe robotët mund t'i thonë ‘JO’ raporteve seksuale nëse mërziten

Publikuar më: 13:02 01-07-2018

E kishit menduar ndonjëherë se edhe robotet e seksit do arrinin të thoshin “Jo”. Kjo gjë duket se do të ndodhë vertë pasi Samanta robotja e seksit mund ta mos pranojë të ketë raporte me qeniet njerëzore nëse nuk është në gjendje të mirë shpirtërore, dhe në rast se nuk trajtohet me respekt. Po, krijuesi i Samantas, Sergi Santos e përmirësoi roboten me kërkesën e gruas së tij. Dhe kështu pra ja ku vjen dhe surpriza, ajo mund të refuzojë kontaktet me njerëzit kur ndjehet sikur po trajtohet në mënyrë të papërshtatshme. Modaliteti i ri u demonstrua në Qendrën e Shkencës Jetësore në Neëcastle. Ai aktivizohet nëse sensorët nën lëkurë zbulojnë një partner që është agresiv ose nëse Samanta mërzitet nga përparimet e partnerit të saj. Ajo madje ka aftësinë të thotë "jo" nëse dëshiron. Mesa duket Samantha është e kënaqur me këtë risi. Ajo u trajtua shumë keq kur u paraqit në një panair të teknologjisë vitin e kaluar, pasi njerëzit thuhet se vepruan si 'barbarë' ndaj saj. Teorikisht, kjo risi do të inkurajojë pronarët e seksit për të trajtuar roboten ashtu si dhe gratë e vërteta, me respekt dhe duke u ndërgjegjësuar për pëlqimin. Por ka një mangësi: Ajo nuk mund të bëjë asgjë për të ndalur partnerin që të ketë marrëdhënie seksuale me të, pasi ajo nuk është në gjendje të luftojë. Samantha ende nuk ka një datë të nxjerrjes së saj në treg. Por ajo pritet të hyjë në prodhim masiv me çmim prej 4 700 dollarë. Roboti është në disa variante si modele 'familjare', 'romantike' dhe 'seksi', por edhe në versionin e ' keq '.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326