Ndarja e Stresit nga bashkëshortja e tij Keisi është kthyer ndër lajmet më të komentuara në media.
Shkak i aludimeve për një ndarje të mundshme, fillimisht nisi pasi dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe Keisi kishte fshirë të gjitha fotot dhe videot me Stresin dhe madje e kishte hequr edhe mbiemrin Lushaj nga bio i saj.
Ata kanë qenë aktiv këto kohë dhe kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video teksa ndonëse të ndarë kanë treguar se vazhdojnë përditshmërinë e tyre normalisht dhe nuk kanë reaguar aspak për lajmet e ndarjes. Së fundmi, Panorama Plus ka zbuluar edhe shkakun që çifti i njohur i showbizit i dha fund martesës pak para se të bënin dasmën në Santorini.
Sipas tyre, çifti është ndarë për shkak të mosmarrëveshjeve, nisur edhe nga lajmet se në momentin që u kap nga Policia, Stresi ishte në shoqërinë e një femre. Në intervista të ndryshme Keisi tha se këtë gjë do ta sqaronte me bashkëshortin pasi ai të dilte nga qelia, por siç duket për shkak të kësaj teme kanë nisur edhe problemet mes tyre.