Një nga lidhjet e shumëpërfolura të këtij viti ishte edhe ajo mes Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi.
Dy këngëtarët u folën gjatë pasi , me mosreagimin e tyre, gjithnjë e më shumë ngjallnin kuriozitetin e fansave. Madje ata edhe ralizuan një bashkëpunim bashkë, titulli i së cilës sikur i vinte vulën vërtetësisë së marrëdhënies së tyre. Megjithatë Eni me foton e sapopostuar ka hedhur dyhsime se lidhja e tyre ka marrë fund. Aty këngëtarja duket e mërzitur dhe krah saj shkruan: ‘Tani jemi dy të huaj me kujtime të njëjta’.
"Cili është ndryshimi midis "Të pëlqej" dhe "Të dua". Përgjigjur bukur nga Buddha: "Kur e pëlqen një lule, ti e këput. Por kur e do një lule, ti e ujit çdo ditë". Kush e kupton këtë, kupton jetën...", shkruhet në një postim tjetër të saj në Instastorie.